75 Mall Live Search
19:06 / E Shtunë, 09 Nëntor 2024 / G T

Edhe dy gola larg rekordit, Myrto Uzuni shënon për Granada-n

Skuadra e Granada-s ka shënuar gol ndaj Eldense në ndeshjen e vlefshme për javën e 14-të në La Liga 2.

Golin për 1:0 e shënoi sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Myrto Uzuni, shkruan Indeksonline

Uzuni shënoi nga pika e bardhë e penalltisë duke konfirmuar formën e tij të mirë gjatë ndeshjeve të fundit.

Sulmuesi shqiptar shkon në kuotën e 42 golave gjithsej me fanellën e Granada-s, duke iu afruar rekordit historik që e mban Youssef El Arabi (44) si më së shumti shënime në histori të ekipit spanjoll./Indeksonline/