Edhe dy kuti të mbetura nga votat me postë, VV-ja prin bindshëm
Procesi i numërimit të fletëvotimeve të votimit me postë po vazhdon në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR).
Tashmë janë numruar 98.62% e votave me postë.
Në bazë të rezultateve prin Lëvizja Vetëvendosje me 30.151 Vota, pastaj Lidhja Demokratike e Kosovës me 4,262 Vota
Partia Demokratike e Kosovës ka arritur që të sigurojë 3,817 Vota. Ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka siguruar 1,655 Vota./Indeksonline/

