14:38 / E Enjte, 01 Korrik 2021 / AR

“Edhe dy orë afat”, a do ta sfidoj Enver Hoxhaj, Memli Krasniqin për kryetar të PDK-së?

Deri në ora 17:00, secili kandidat i interesuar për të marrë drejtimin e Partisë Demokratike të Kosovës, duhet ta dorëzoj kandidaturën e tij në Grupin punues për organizimin e kësaj konvente.

I kontaktuar nga “Indeksonline”, Betim Gjoshi nga PDK ka thënë se deri më tash vetëm Memli Krasniqi ka shpallur kandidaturën e tij për të parin e partisë më të madhe opozitare në vend.

“Deri nesër në ora 17:00 presim kandidaturat për Kryetar të PDK-se”, ka thënë ai.

I pyetur se a mund të shpallë kandidatura në kohën kur mbahet konventa, ai ka thënë se në kushte normale jo, por që konventa është organi më i lartë i partisë dhe mund të pranoj ndonjë kandidaturë eventuale.

Në anën tjetër, sipas burimeve të “Indeksonline”, ushtruesi i deritashëm i detyrës së kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj, pritet sot të njoftoj opinionin publik për vendimin e tij nëse do t’i hyj kandidaturës së tij për kryetar apo jo.

Konventa për zgjedhjen e kryetarit të ri mbahet më tre korrik dhe në këtë konventë pritet të marrin pjesë mbi 800 delegatë. /Indeksonline/