75 Mall Live Search
20:48 / E Shtunë, 21 Mars 2020 / indeksADMonline

Edhe dy persona të tjerë vendosen në karantinim tek konviktet

Edhe dy persona janë sjellur sonte në Qendrën Studentore në Prishtinë, e cila tashëm është shndërruar në karantinë nga autoritete e vendit.

Nën përcjellje të ekipeve emergjente dhe atyre të sigurisë, dy personat janë vendosur në karantinë, raporton Indeksonline.

Të njëjtit janë sjellë në konvikte rreth orës 20:20.

Numri i të infektuarve me koronavirus në Kosovë ka shkuar në 28, kurse shumica e të vendosurve në karantinë tek Qendra Studentore apo njohur ndryshe si konviktet janë qytetarë kosovarë të cilët ishin duke qëndruar nëpër vende të Evropës dhe më larg./Indeksonline/