75 Mall Live Search
10:46 / E Premte, 29 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Edhe dy vajza dyshohet se gjenden nën rrënojat e hotelit “Mia Mare”, në Durrës

Pas tërmetit tragjik me magnitudë 6.4 Rihter, që goditi Shqipërinë, operacioni i kërkim-shpëtimit në qytetin e Durrësi vijon ende nën rrënojat e hotelit “Mia Mare”.

Kjo është e vetmja pikë ku po zhvillohen kërkimet pasi pak pas mesnate u nxorën edhe dy trupat e fundit të pajetë nga rrënojat e dy ndërtesave të shembura në Durrës, atë të Ilir Lalës në vilën 4- katëshe në Kënetë të Durrës, aty ku tragjedia goditi më fort me vdekjen e 8 anëtarëve të një familjeje dhe të Xhuljeta Gjonajt në pallatin te “2 Gjelat” po në qytetin bregdetar.

Në rrënojat e hotelit “Mia Mare” dyshohet se gjenden ende dy vajza të paidentifikuara që dyshohet se punonin si balerina. Deri tani numri i viktimave që humbën jetën nga tërmeti është tragjik, plot 50 persona.