75 Mall Live Search
14:53 / E Diele, 19 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Edhe Edona Llalloshi votoi për kryetarin e ardhshëm të Prishtinës

Qysh në orët e para të mëngjesit qytetarët janë nisur drejt qendrave të votimit, për ta zgjedhur kryetarin e tyre, në komunat ku shkuan në balotazh. E këtë të drejtë po e shfrytëzojnë edhe këngëtaret, shkruan Indeksonline.

Është Edona Llalloshi ajo që në rrjetin e saj social Instagram ka hedhur një fotografi në të cilën shihet duke dalë nga një klasë në gjimnazin “Sami Frashëri” në kryqytet. Ndërsa mbi këtë fotografi ka shkruar: Qytet i bukur, pa lumë. /Indeksonline/