16:05 / E Premte, 16 Prill 2021 / Blerim

Edhe ekipi kombëtar i vashave ‘Dardane’ bie shumë poshtë në ranglistën e FIFA-s

Shtëpia më e madhe e futbollit në botë, FIFA ka publikuar edhe ranglistën e re në konkurrencën e grave.

Në këtë listë, vashat kosovare kanë pësuar një rënie të madhe. Nga pozita e 109-të, ato kanë rënë në pozitën e 115, shkruan IndeksOnline

Kosova gjatë këtij muaji pati dy miqësore kundër Maqedonisë – ku arriti dy fitore (1-3 dhe 0-1).

Kujtojmë që rënie në ranglistën e FIFA-së kishte edhe te Kombëtarja e Kosovës.

Në pozitën e parë mbetët Kombëtarja e Amerikës, kurse në pozitën e dytë Gjermania. Ekipi kombëtar i Holandës është ngritur në pozitën e tretë./IndeksOnline/