75 Mall Live Search
16:20 / E Martë, 24 Mars 2020 / indeksADMonline

Edhe Federata ku luan futbollisti kosovar i pezullon garat

Pothuajse të gjitha Federatat e Futbollit i kanë shtyrë garat për momentin deri në një vendim të radhës për shkak të përhapjes së koronavirusit.

Këtë rrugë e ka ndjekur edhe Federata e Futbollit e Australisë (FFA) që ka njoftuar se ka ndërprerë të gjitha xhirot e Hunday A-League.

FFA do të rishikojë situatën gjatë javëve të ardhshme me një vlerësim të mëtutjeshëm zyrtar të statusit të planifikuar tani për 22 prill.

Qëllimi në këtë fazë është të riorganizohen ndeshjet sa më shpejt që të jetë e arsyeshme të bëhet një gjë e tillë për të përfunduar sezonin. Klubet dhe lojtarët i kanë treguar FFA-së se do të jenë të gatshëm të vazhdojnë nëse kampionati të jetë në gjendje të rifillojë.

Vendimi pasqyron masat e rrepta të distancimit shoqëror që janë prezantuar tani nga Qeveria dhe futja e kufizimeve të kufijve shtetëror brenda Australisë dhe zbatimi i niveleve më të larta të kufizimeve kufitare për Zelandën e Re. Efekti akumulues duke e bërë të pamundur vazhdimin e kampionatit në kohën e tanishme. /IndeksOnline/