22:25 / E Enjte, 17 Janar 2019 / indeksADMonline

Edhe fëmijët e familjes Kardashian “përzihen” në biznesin familjar

Vajza nëntë muajshe e yllit të televizionit amerikan Khloe Kardashian, True, shihet se duke u rritur po bie në dashuri me biznesin familjar duke qenë personi më i ri në moshë që tregon se ka interesim në linjën kozmetike Kardashian/Jenner.

Ajo në disa fotografi të postuara nga nëna e saj Khloe, shihet duke luajtur me disa produkte kozmetike të tezeve të saj Kylie dhe Kim Kardashian në një pjesë të banjos duke u mësuar si t’i përdor ato. Por True nuk është e vetmja në gjeneratën Kardashian/Jenner që po ndjek hapat e këtij biznesi, vajza e Kylie Jenner, Stormi, ka një linjë kozmetike të emëruar sipas saj.

Rikujtojmë që kjo kompani e ka bërë Kylie Jenner një ndër femrat më të pasura në botë./Indeksonline/