Edhe Ferizaj del nga karantina

Përpos Prishtinës, sonte nga karantina doli edhe qyteti i Ferizajt.
Kjo është bërë e ditur nga kryetari i komunës, Agim Aliu. Aliu tha edhe pse Ferizaj doli sonte nga karantina, kujdesi duhet të vazhdojë, transmeton Indeksonline.
Postimi i plotë:
Ferizaj doli nga karantina, kujdesi duhet të vazhdoj!
Pas 21 ditësh, Ferizaj hap kufinjtë e vet administrativ me vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë, për heqjen e masës së karantinës.
Ditë me radhë kërkova heqjen e karantinës për Ferizajn. Kryeqyteti ekonomik i Kosovës – Ferizaj pësoi nga izolimi, qytetarët gjithashtu, por lajm i mirë është se arritëm ta ulim maksimalisht shkallën e infeksionit me virusin COVID-19 në Ferizaj e gjithashtu të jemi në mesin e komunave me numrin më të lartë të të shëruarve nga ky virus.
Karantina u hoq, kujdesi duhet të vazhdoj, paçim shëndetin bashkëqytetarë!