Edhe Florent Muslija testohet për koronavirus, rezultati del negativ

Skuadra Hannover 96 ka marrë lajme jo të mira pasi që dy futbollist të saj kanë dal pozitivë në rezultatet për koronavirus.
Timo Hubers dhe Kilian Jannes Horn, futbollist të kësaj skuadre janë të prekur me koronavirus andaj testet janë bërë te e gjithë skuadra.
Fatmirësisht duket se futbollisti kosovar, Florent Muslija ka dalur negativ në këto rezultate.
Kurse i gjithë klubi do të futet në karantinë për 14 ditë dhe dy ndeshjet e ardhshme të kësaj skuadre do të anulohen.