10:26 / E Premte, 14 Dhjetor 2018

Edhe Ganimete Musliu vesh uniformën e UÇK-së

Ka nisur tani seanca në të cilën pritet të votohen projektligjet që i hapin rrugë formimit të ushtrisë së Kosovës.

Deputetët kanë hyrë në sallë ndërsa ka të ftuar edhe mysafirë.

Deputetja Ganimete Musliu sot është veshur në mënyrë të veçantë. Ajo ka veshur një pallto me ngjyrat e ushtrisë.

Kjo si simbolikë që sot do të votohet për ushtrinë e ardhshme.

Musliu e cila vjen nga Drenica, njihet për veshje të veçanta në ditë të veçantë.

Temat: