75 Mall Live Search
09:48 / E Diele, 25 Qershor 2023 / Gj. Sh

Edhe Gattuso drejt Arabisë Saudite

Trajneri italian, Genaro Gattuso, pritet ta vazhdoj karierrën në Arabinë Saudite.

Sipas asaj që raporton Sky Italia, janë disa skuadra arabe të interesuara për Gattuson, shkruan IndeksOnline.

Gazeta italianen shkruan se agjenti i 45-vjeçarit, Jorge Mendes, ka pasur bisedime me disa klube dhe një vendim përfundimtar mund të merret së shpejti.

Gattuso është i papunë që nga fillimi i vitit 2023, kur u largua nga Valencia pas rezultateve të dobëta.

Italiani gjatë karierrës së tij ka drejtuar edhe skuadrat si: Milan, Napoli, Sion dhe OFI Crete./IndeksOnline/