Edhe Geti feston ditëlindjen, e Marina nuk i kursen fare fjalët (Foto)
Getoar Selimi, reperi i njohur shqiptar sot po feston ditëlindjen.
Kurse, urimet për të nuk i kursen as bashkëshortja e tij, prezantuesja e njohur Marina Vjollca transmeton Indeksonline.
Ajo këtë e ka bërë përmes një imazhi të publikuar në llogarinë e saj në “Instagram”, ku i shkruan fjalët më të mira për Getin.
“Kur të shikoj ty shoh në sytë e tu pjesën tjetër të jetës time! Gëzuar ditëlindjen jeta ime! Ti meriton me te MIREN” ka shkruar Marina duka ia bashkangjitur edhe shkurtesën MMV./Indeksonline/
Getoari sot ka mbushur përplot 34 vite jetë.