13:33 / E Mërkurë, 19 Korrik 2023 / MSH

Edhe Gjakova bëhet rajon për Zhvillim Rajonal të Balancuar

Komuna e Gjakovës është bërë rajon për Zhvillim Rajonal të Balancuar.

Kështu ka bërë të ditur zëvendësministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Agon Dobruna.

Përmes një postimi në Facebook, Dobruna njoftoi se Projektligji për Zhvillim Rajonal të Balancuar u miratua në lexim të dytë, raporton Indeksonline.

“Parimet dhe kriteret të cilat përcaktohen me anë të këtij ligji sigurojnë një zbatim të duhur të politikave për zhvillim të balancuar rajonal” tha Dobruna në njoftimin e tij.

Zëvendësministri i Financave shtoi se ligji parasheh përcaktimin dhe ndarjen e rajoneve zhvillimore, e që është në përputhje me numrin e shtatë rajoneve statistikore, që ja<në ta përcaktuara nga Agjensioni i Statistikave.

Përveç Gjakovës, listës së rajoneve i është shtuar edhe Ferizaji.

Ky është njoftimi i plotë i zëvendësministrit Dobruna:

Tani e tutje edhe Gjakova bëhet rajon, për Zhvillim Rajonal të Balancuar!

Pas një pune të gjatë dhe intensive, miratohet në lexim të dytë Projektligji për Zhvillim Rajonal të Balancuar, i cili ka për qëllim realizimin e objektivave për të përmirësuar qasjen në Zhvillimin Rajonal. Parimet dhe kriteret të cilat përcaktohen me anë të këtij ligji sigurojnë një zbatim të duhur të politikave për zhvillim të balancuar rajonal.

Me anë të këtij ligji përcaktohet dhe ndarja e rajoneve zhvillimore e cila është në përputhje me numrin e shtatë (7) rajoneve satistikore sipas klasifkimit NUTS-3, të përcaktuar nga Agjensioni i Statistikave të Kosovës, të cilat me anë të këtij ligji përcaktohen vetëm për qëllime të intervenimit sektorial në komunat e përcaktuara dhe nuk përbëjnë organizim të ri administrativ apo territorial.

Pra nga 5 rajone zhvillimore sa ishte deri më tani, me ligj bëhen 7 rajone zhvillimore, ku shtohet rajoni zhvillimor Gjakovë dhe Ferizaj.