15:17 / E Enjte, 21 Mars 2019 / indeksADMonline

Edhe Gjakova pro shfuqizimit të ligjit për lojërat e fatit

Shumë komuna kanë filluar të përkrahin iniciativën për shfuqizim e lojërave të fatit.

Kryetari i komunës së Gjakovës, Ardian Gjini ka shprehur mbështetje të plotë për iniciativën e komunë së Suharekës, respektivisht kryetarit të kësaj komune, Bali Muharrem për shfuqizim e ligjit për lojërat e fatit.

“Edhe Gjakova iu mbështet”, ka thënë Gjini, shkruan Indeksonline.

E gjithë kjo iniciativë ka filluar pas dy vrasjeve të cilat u bënë në lokale të kazinove përderisa personat e dyshuar po tentonin të kryenin grabitje.

Për iniciativën e shfuqizimit të këtij ligji janë deklaruar komuna e Suharekës, Lipjanit, Rahovecit, Vushtrrisë dhe Gjakovës./Indeksonline/