14:43 / E Mërkurë, 22 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Edhe Gjermania i gëzohet dënimit të Ratko Mlladiqit

Qeveria gjermane ka përshëndetur sot vendimin e Gjykatës së Hagës me anë të së cilit është dënuar me burgim të përjetshëm për gjenocid dhe krim kundër njerëzimit.

“Qeveria gjermane përshëndet si të rëndësishëm procesimin e rasteve të krimeve të tmerrshme të luftës në ish-Jugosllavi në vitet e nëntëdhjeta”, ka thënë zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Gjermanisë Maria Adelbar, në një konferencë për media.