09:31 / E Shtunë, 07 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Edhe gjiganti kroat solidarizohet me Shqipërinë

Shumë skuadra sportive janë solidarizuar për ti ndihmuar Shqipërisë pas termit tragjik, që morri jetën e shumë personave.

Pas Shkëndisë së Tetovës, Ballkanit e shumë skuadrave tjera, tanimë edhe gjiganti i Kroacisë, Dinamo Zagreb ka marrë një vendim që  të ardhurat dy ndeshjeve të fundit ti dhurojnë për Shqipërinë.

Ekipi më i madh kroat i futbollit, Dinamo e Zagrebit, ka njoftuar se të ardhurat e ndeshjes kundër Varazdin, e fituar nga vendasit me rezultatin 1-0, dhe ndeshjes kundër Lokomotivës së Zagrebit më 14 dhjetor, do të shkojnë për personat e prekur nga tërmeti në Shqipëri.