75 Mall Live Search
17:45 / E Mërkurë, 27 Maj 2020 / indeksADMonline

Edhe Glauk Konjufca bën ‘nxemje’ për protestën e nesërme

Nesër, në sheshin kryesor të Prishtinës, Lëvizja Vetëvendosje pritet ta mbajë një protestë.

Tashmë përgatitjet për këtë protestë kanë nisur, ku në shesh janë bërë edhe shenjat e kuqe, ku do të qëndrojnë protestuesit me distancë sociale, transmeton Indeksonline.

Kësaj proteste, duket se do t’i bashkohen edhe figura të larta nga Lëvizja Vetëvendosje.

Anëtari i VV-së, Valdrin Ahmeti, në llogarinë Facebook ka publikuar një fotografi ku shihet bashkë me ministrin në detyrë të Punëve të Jashtme, Glauk Konjufcën e anëtarë të tjerë, ndërsa ka shkruar:

“Të enjtet janë njëfarë nxemjesh në Prishtinë”.

Ndryshe, Vetëvendosje nesër parasheh protestë me rreth 3500 persona./Indeksonline