Edhe i keq e pa nafak, Manchester United eliminohet nga EFL Cup nga skuadra e ligës së katërt

Skuadra nga Liga e katërt e Anglisë, Grismby Town e ka bërë bëfasinë më të këndshme, pasi e eliminoi Manchester Unitedin nga EFL Cup.
Ata e mposhtën skuadrën e Ruben Amorim pas ekzekutimit të penalltive, pasi koha e rregullt përfundoi me barazim 2-2, derisa në penallti Grismy triumfoi me rezultat 12-11, shkruan IndeksOnline.
Çuditërisht Grimsby kishte epërsinë prej dy golave që nga pjesa e parë.
Fillimisht shënoi Charles Vernam në minutën e 22-të, derisa pas tetë minutave realizoi edhe Tyrell Warren.
Në pjesën e dytë Manchester United arriti të barazonte rezultatin, me golat e Bryan Mbeumo në minutën e 75-të dhe Harry Maguire në minutën e 89-të.
Por fytyra tragjike e ”Djajve të Kuq” ishte pikërsiht sulmuesi kamerunas, Mbuemo, i cili humbi penalltinë e fundit dhe Grismby Town kaloi në 1/16 e EFL Cup./IndeksOnline/