Edhe Jordi Alba lë Barcelonën

Barcelonës tashmë s’i kanë mbetur “gjurmë” nga ekipi i vjetër.
Pas kapitenit Sergio Busquets, edhe Jordi Alba ka vendosur ta lë ekipin.
Mbrojtësi 34 vjeçar pritet të bëjë një njoftim zyrtar më vonë gjatë ditës.
Ai po lë katalonasit në duart e futbollistëve të rinj, teksa vet dha kontribut në ekip qysh nga viti 2012.
Në mbi 400 paraqitje për fanellën kuq e kaltër, Alba ka shënuar 27 gola.