23:59 / E Diele, 15 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Edhe Kaçaniku u ndriçua sonte për festat e fundvitit

Atmosfera e gëzimi i festave të fund vitit po ndjehet në çdo qytet e shtëpi.

Këtë vit një rëndësi të madhe dekorimit të shesheve u kanë dhënë edhe komunat.

Shije, kreativitet e një pamje fantastike tashmë kanë marrë thuajse të gjitha qytetet anembanë Kosovës.

Sot, dritat e fund vitit veç Deçanit, i ka ndezur edhe Kaçaniku, përcjellë Indeksonline.

Ky dekorim komunës i ka kushtuar hiq më pak se 7 mijë e 700 euro.

Ndërsa Indeksonline iu sjellë pamjet e reja të qytetit pas ndezjes së dritave.