15:04 / E Martë, 16 Korrik 2019 / indeksADMonline

Edhe Kejsi Tola pjesë e festivalit Sunny Hill

Këngëtarja e njohur dhe shumë e dashur për publikun Kejsi Tola zyrtarisht do të jetë pjesë e festivalit të madh Sunny Hill që mbahet në Prishtinë me 2-3-4 gusht, shkruan Indeksonline.

Kejsi muzikën e ka nisur qysh në moshë të re dhe ka vazhduar të ketë suksese të njëpasnjëshme falë talentit dhe interpretimit të saj.

Ajo ka qenë edhe pjesë e festivaleve të ndryshe muzikore si Kënga Magjike.

Kujtojmë që kënga e saj e fundit ‘Më ke mua’ u pëlqye shumë nga publiku. /Indeksonline/