75 Mall Live Search
21:28 / E Diele, 14 Qershor 2020 / indeksADMonline

Edhe këtë vikend zgjodhën ta kalojnë në Shqipëri, por shikoni kolonën në të cilën po presin sonte kosovarët!

Me të hyrë në sezonin e verës dhe hapjen e kufijve pas situatës së krijuar nga pandemia COVID-19, shumë kosovarë iu drejtuan Shqipërisë.

Shumë kosovarë zgjodhën që këtë vikend ta kalojnë në plazhet e Shqipërisë, e që sonte të kthehen drejtë qyteteve të tyre.

Por kolona të gjata janë krijuar në pikën kufitare Shqipëri-Kosovë, ku iu duhet që të presin shumë gjatë në mënyrë që të futen në territorin kosovar.

Njësoj thuajse ishte situata edhe vikendin e kaluar, ku shumë qytetarë mbetën duke pritur nga tri orë në pikën kufitare, pas vikendit që kishin kaluar atje./Indeksonline/