Edhe këtë vit, atletët nga Kenia fitojnë çmimet kryesore në Maratonën ‘Prishtina 2024’

Garuesi nga Kenia Shedrack Kiptoo Kimaiyo është fitues Maratonës ‘Prishtina 2024’.
Në një garë interesante Kimaiyo i ari arrti në cak për kohën 2 orë e 25 minuta e kalojë shtegun prej 42 km.
I dyti në cak arriti bashkëkombësi i tij, Laban Cheruiyot.
Në gjysmëmaratonën 21 kilometra, vendin e parë e zuri garuesi nga Kenia Kennedy Kipkemoi Rono.
Keniani Rono e kalojë shtegun për kohën 1.04 minuta duke triumfuar në garë joshëse.
I dyti në cak arriti garuesi Bethwel Kiprono Chemweno për kohën 1.05:1.