75 Mall Live Search
09:00 / E Hënë, 02 Shkurt 2026 / AR

Edhe këtë vit, bukuroshja shqiptare pjesë e “Grammy Awards”it

Bukuroshja shqiptare Bleona Qerreti, edhe këtë vit ka qenë pjesë e ceremonisë së madhe “Grammy Awards”.

Në këtë ngjarje të rëndësishme ajo veshi një fustan ngjyrë ari, i cili ia theksonte hiret e bukura trupore, shkruan Indeksonline.

Flokët i kishte të kapura, ndërsa grimi ishte i profesionalizuar, duke i shtuar hijeshinë edhe më shumë asaj.

“Nata e artë e muzikës @grammys. E veshur në përputhje me rrethanat me #liquidgold #bleona #grammys2026”, ka shkruar krahas videos, e cila mori pëlqime e komente të shumta nga fansat.

Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që Bleona bëhet pjesë e këtij spektakli pasi ka qenë edhe vite me parë prezente duke rrëmbyer vëmendjen me paraqitjen e saj./Indeksonline/