Edhe këtë vit Testi i Maturës publikohet në Facebook, kërkohet ndihmë për përgjigje!

Sikurse edhe vitet e kaluara, edhe këtë herë nuk ka munguar shpërndarja e testeve të maturës në rrjetet sociale.
Praktika e çdo viti të kaluara u përdor edhe këtë herë.
Në grupe të formuara paraprakisht në Facebook, u shfrytëzua mundësia që të shpërndahen fotografitë e testit, duke pritur që dikur të përgjigjet për pyetjet paraprake, transmeton Indeksonline.

Keqpërdorime të tilla po bëhen në grupe të fshehta, por që kanë shumë anëtarë, e njëri prej tyre ka 10 mijë e 900 anëtarë.
Ende nuk është bërë e ditur nëse organet përgjegjëse janë njoftuar lidhur me këtë situatë të krijuar edhe këtë vit kur testi po zhvillohet në kushte tjera (si pasojë e virusit COVID-19)./Indeksonline/


