23:56 / E Premte, 11 Janar 2019 / indeksADMonline

Edhe kjo bën vaki në NBA, ylli i New York sëmuret pasi ha shtatë hamburgera

Basketbollisti turk që luan në NBA për ekipin Nee York Knicks, Enes Kantar ka bërë një veprim qesharak por edhe aq skandaloz.

Një natë më herët ai ka ngrënë shtatë hamburgera, ndërsa sot nuk ka arritur të shkojë në stërvitje sepse është sëmurë, transmeton Indeksonline.

Kanter nuk do të paraqitet sonte për New York Knicks në ndeshjen kundër Indiana Pacers.

Veprimi i Enes Kanter është pritur me të qeshura në gjithë Amerikën. /Indeksonline/