Edhe kjo komunë i bashkohet Suharekës e Malishevës, lëshon parkingun për bashkëatdhetarët
Me propozimin e Kryetarit të Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti dhe me vendim të këshillit të drejtorëve nga nesër do të lejohet të gjithë mërgimtarëve hyrja dhe parkimi i veturave në oborrin e komunës me automjete private që janë me tabela të huaja deri më 31.08.2019.
Komuna e Lipjanit tashmë ka hapësirën e nevojshme për ti parkuar veturat të gjithë mërgimtarët të cilët kanë nevojë.
Kujtojmë që sot për bashkëatdhetarët kanë lëshuar oborrin edhe dy komuna të tjera, ajo e Malishevës dhe Suharekës./Indeksonline/