Edhe kjo u pa në Kosovë, në Seatin e vogël futet një viç në veturë!

Golf 2-shi ka qenë vetura që ndër vite është njohur si transportuese “urgjente” e kafshëve.
Por, një qytetar e ka përdorur veturën e tij të tipit Seat për të transportuar një viç.
Në orët e para të ditës së sotme në rrugën Prizren-Gjonaj, shoferi shihet duke transportuar viçin e gjallë në pjesën e pasme të veturës.
Me siguri që edhe vetë spanjollët që prodhojnë Seatin do të ndihen të befasuar që vetura e tipit të vogël është shëndrruar në mjet ngarkues e transportues që shëtit edhe viçin!/Indeksonline/