20:43 / E Shtunë, 27 Mars 2021 / OSH

Edhe komuna e Gjakovës hap tender për trajtimin e qenve endacak, në vlerë 50 mijë euro

Përveç komunës së Prishtinës që ka hapur tender për trajtimin e qenve endacak, të njejtën gjë e ka bërë edhe komuna e Gjakovës, shkruan IndeksOnline.

Për trajtimin e qenve endacak komuna e Gjakovës planifikon të shpenzoj 50 mijë euro.

Sipas njoftimit, afati i fundit për dorëzimin e aplikacioneve është 15 prill.

Kujtojmë se qentë endacak mbetet njëra ndër shqetësimet më të mëdha të komunave, pasi jo rrallë herë sulmojnë edhe qytetarët./IndeksOnline/