75 Mall Live Search
16:42 / E Premte, 15 Nëntor 2024 / MSH

Edhe Komuna e Mitrovicës pezullon përdorimin e doracakut për edukim seksual

Pas shumë komunave, edhe ajo e Mitrovicës ka marrë vendim të pezullojë përdorimin e doracakëve për edukimin seksual, në të gjitha shkollat e kësaj komune.

Vendimi është nënshkruar nga drejtorja e arsimit në Mitrovicë, Drita Kadriu, shkruan IndeksOnline.

Në njoftimin e Komunës, mes të tjerash thuhet:

Ky vendim është marrë me qëllim të rishikimit dhe redaktimit të përmbajtjes së këtyre doracakëve, duke marrë parasysh shqetësimet dhe sugjerimet e prindërve, mësimdhënësve dhe komunitetit lokal.

Drejtoria e Arsimit thekson përkushtimin e saj për ofrimin e materialeve edukative që reflektojnë vlerat dhe nevojat e komunitetit, si dhe për respektimin e standardeve arsimore.

Të gjitha shkollat janë udhëzuar të ndalojnë zbatimin e doracakëve deri në përfundimin e procesit të rishikimit dhe redaktimit.

May be an image of text