Edhe ky shtet evropian kërkon heqjen e taksës
Ambasadori norvegjez në Serbi, Arne Sannes Bjornstad i ka kërkuar institucioneve të Kosovës që ta heqin taksën dhe të vazhdojë dialogu.
Norvegjezi në një intervistë për të përditshmen serbe “Kurir
beson që taksa e ka bllokuar dialogun dhe në rast që hiqet atëherë do të mund të fillonte dialogu.
Sipas Bjornstad nëse vazhdon dialogu, rreziku për investime në Ballkan do të zvogëlohej.
“Vendosja e taksës 100 për qind për Serbinë ka parandaluar progresin e të dyja shteteve dhe ka bërë që të kthehemi në një situatë prapa. “, tha ambasadori norvegjez.
Ka qëndrime të ndryshme që vijnë nga Kosova. Dëgjojmë një deklaratë dhe pastaj një tjetër që është në kundërshtim me të parën.”, u shprehë Bjornstad.
Kosova e ka parë që ka bërë një gabim dhe është e vështirë të dalin nga kjo, pa pranuar se vendosja e taksës është një veprim i gabuar”, ka thënë ambasadori Arne Sannes Bjornstad.