Edhe Lewa pëson një lëndim, mungon në ndeshjet e Polonisë

Një tjetër yll i Barcelonës ka pësuar një lëndim pas Lamine Yamalit.
Bëhet fjalë për sulmuesin polak Robert Lewandowski, i cili ka pësuar një lëndim në shpinë dhe do të mungojë në ndeshjet që do të luajë Kombëtarja Polake në Ligën e Kombeve.
🚨⚠️ Robert Lewandowski has a lower back injury and will not join Polish NT.
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) November 11, 2024
The approximate time out is 10 days. pic.twitter.com/nVXmI4bJkL
Mirëpo Lewa, nuk do të mungojë gjatë pasi që do të jetë jashtë fushës së blertë për vetëm 10 ditë.
Lewandowski, ndryshe është duke treguar formë të lartë duke qenë edhe golashënues në La liga, ku ka shënuar 14 gola në 13 ndeshje./IndeksOnline/