75 Mall Live Search
09:18 / E Mërkurë, 28 Korrik 2021 / C E

Edhe Lewandowski në radarët e Kampionëve të Evropës

Chelsea është duke u përpjekur të nënshkruaj me një sulmues të klasit botëror.

Kampionët e Evropës janë interesuar për të transferuar Erling Haaland nga Dortmundi ose Romelu Lukaku nga Interi.

Skuadra londineze është duke menduar edhe për të provuar nënshkrimin me Robert Lewandowskin.

Edhe pse Bayern është fuqimisht kundër një shitjeje këtë verë, 32-vjeçari mund të tundohet nga një mundësi e re jashtë shtetit.

Me vetëm dy vjet të mbetura në kontratën e tij në Allianz Arena, Blutë e dinë që lidhjet e tyre të mira me super yllin polak mund të vijnë në ndihmë, pasi kishin provuar dy herë ta nënshkruanin atë në të kaluarën. /IndeksOnline/