75 Mall Live Search
12:17 / E Premte, 09 Korrik 2021 / OSH

Edhe Liburn Aliu vaksinohet me AstraZeneca

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka marrë dozën e parë të vaksinës AstraZeneca, shkruan IndeksOnline.

Ai ftoi të gjithë personat që po hezitojnë, të vaksinohen me AstraZeneca duke thënë që është e sigurtë.

“Të dashur qytetarë, sapo u vaksinova me dozën e parë të vaksinës AstraZeneca.

Për të gjithë ju që keni dyshime e hezitime, ju them se vaksinat janë të sigurta dhe ju lus që të paraqiteni sa më parë për të marrë dozën e parë të vaksinës.

Shëndet!”, shtoi ai./IndeksOnline/