16:41 / E Premte, 12 Korrik 2019

Edhe Lyon thyen rekord për transferime

Mbrojtësi danez Joachim Andersen është transferimi i fundit i Lyon, që nga kthimi në klub të Juninho Pernambucano si drejtor sportiv.

Lyon ka përfunduar nënshkrimin e mbrojtësit danez Joachim Andersen nga skuadra e Serie A, Sampdoria, në një marrëveshje pesëvjeçare për një tarifë rekorde të klubit prej 30 milionë euro (33.7 milionë dollarë),transmeton Indeksonline.

Klubi në një deklaratë tregoi se ata kishin rënë dakord të paguajnë Sampdorianën 24 milionë euro për 23-vjeçarin, me gjashtë milionë euro shtesë në shpërblime potenciale.

Kjo do të thotë se qendërmbrojtësi me gjatësi  prej 1.90m, bëhet lojtari më i shtrenjtë i klubit përpara mesfushorit brazilian Thiago Mendes, i cili u transferua nga Lille për 26.5 milionë euro këtë muaj.

“Nënshkrimi i tij ishte një nga prioritetet tona. Ne e kishim shikuar nga afër, jemi të kënaqur që kemi atë”, tha presidenti i Lyon, Jean-Michel Aulas.

Ai është nënshkrimi i pestë më i madh i Lyonit, pas ardhjes në skuadër Juninho Pernambucano, duke u rikthyer si drejtor sportiv dhe si trajner  Sylvinho.

Mendy u kthye në Real Madrid për një tarifë që thuhet se arriti në 53 milionë euro, ndërsa mesfushori i fuqishëm Ndombele ka nënshkruar për Tottenham Hotspur  me shumën 70 milionë euro.

Lyon do të jetë në Ligën e Kampionëve përsëri sezonin e ardhshëm pas përfundimit në vendin e tretë në Ligue 1./Indeksonline/.