75 Mall Live Search
09:39 / E Shtunë, 07 Shtator 2019 / indeksADMonline

Edhe Majlinda Kelmendi e përkrahë Kombëtaren e Kosovës në futboll

Kampionja botërore e xhudos, Majlinda Kelmendi ka postuar një video përkrahëse për Kombëtaren e Kosovës në futboll, që do të luaj sot kundër Çekisë.

Majlinda me top në duar tregon përkrahjen e saj për ‘Dardanët’, duke treguar se e ka pranuar sfidën për përkrahje, që i është bërë nga Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi.

Kosova sot nga ora 15:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” do të luaj kundër Çekisë, në kuadër të kualifikimeve Euro2020./Indeksonline/.