75 Mall Live Search
08:13 / E Martë, 27 Mars 2018 / indeksADMonline

Edhe Maqedonia largon një diplomat rus

Në pajtim me partnerët nga BE-ja dhe NATO dhe me Mbretërinë e Bashkuar dhe Irlandën Veriore, Maqedonia ka vendosur të largojë një diplomat të Federatës Ruse që ka qenë me mision në Maqedoni.

E gjithë kjo valë e largimit të diplomatëve rusë ka ardhur për shkak të rastit Skriptal, gjegjësisht shfrytëzim jolegal të armëve kimike.

“Kjo është në kundërshtim me të drejtat kombëtare dhe ndikon në sigurinë e shtetit”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme.

Përderisa Perëndimi po e akuzon Rusinë se ka helmuar Skriptal, Moska ka mohuar çdo akuzë duke thënë se po akuzohen pa fakte.