08:25 / E Shtunë, 19 Janar 2019 / indeksADMonline

Edhe mbrëmë prishtinasit thithën ajër të ndotur!

Edhe nata e mbrëmshme kishte ofruar ajër të ndotur për qytetarët e kryeqytetit të Kosovës.

Banorët e Prishtinë po vazhdojnë që të thithin ajër të ndotur, duke u bërë kjo e zakonshme për pothuajse secilin që jeton atje.

Në matje e djeshme nga matësi i ambasadës së SHBA-ve në Prishtinë, del se indeksi i cilësisë së ajrit ishte 188, që nënkupton ajër të pashëndetshëm për banorët që jetojnë në atë zonë.

Rikujtojmë që temperaturat e ulëta, kanë ndikuar në përdorimin e mjeteve djegëse për ngrohje duke bërë kështu që edhe ajëri në kryeqytet të ndotet./Indeksonline/