75 Mall Live Search
13:31 / E Martë, 04 Mars 2025 / AR

Edhe mbretëreshat kopjojnë, dy prej tyre bëjnë “xing”

Kate Middleton dhe Mbretëresha Mary e Danimarkës janë të dyja padiskutim në radhët e grave mbretërore më me stil, kështu që nuk është befasi që zonjat mbretërore priren të gravitojnë drejt disa prej markave dhe stileve të njëjta. Sidoqoftë, nuk ndodh shpesh që dyshja të veshin të njëjtën veshje e lëre më ta bëjnë këtë dy herë.

Pamja në fjalë është një fustan nga Jenny Packham, me mëngë të gjata dhe zbukurime kristali tek supet dhe beli. Së fundmi, Mary veshi fustanin në një gala të Artit dhe Kulturës në Pallatin Christiansborg në Kopenhagë.

Xing mbretëror/ Mbretëresha e Danimarkës kopjon Kate Middleton

Mary debutoi për herë të parë fustanin Packham në vitin 2022, kur pallati ndau një postim duke festuar ditëlindjen e saj të 50-të.

Më vonë, Kate iu kthye pamjes dy herë brenda një viti, duke e veshur atë për dasmën e Princit të Kurorës Al-Hussein të Jordanisë me Rajwa Al-Saif në qershor të vitit 2023 dhe përsëri atë dhjetor për darkën vjetore të Trupit Diplomatik në Pallatin Buckingham.