75 Mall Live Search
20:14 / E Hënë, 11 Mars 2019 / indeksADMonline

Edhe me dashtë Kamishi, s’mund të bëhet president i FFK-së edhe 3 vjet! UEFA nuk e lejon

Kohëve të fundit ekzekutivi i Federatës së Futbollit është lëkundur, pas thirrjeve publikse se po mblidhen nënshkrime për ta rrëzuar Agim Ademin nga posti i kryetarit.

Emri i Bekim Haxhiut, është lakuar nga mediumet si opsion për të ardhur në krye të Federatës së Futbollit të Kosovës.

Megjithatë në një reagim të tij në facebook ai është shprehur se nuk ka ambicie që të marrë këtë post.

Sipas rregullores së UEFA-së, asnjë kryetar i Federatës nuk mund të jetë i kyçur në politikë.

Kandidati duhet të jetë për 3 vjet jashtë çdo aktiviteti politik në mënyrë që të fitojë të drejtën për të garuar për postin e presidentit të Federatës. /Indeksonline/