75 Mall Live Search
18:13 / E Shtunë, 13 Shtator 2025 / G T

Edhe me një lojtar më pak, Real Madridi i frikshëm/ Fiton lehtë ndaj Sociedadit

Skuadra e Real Madridit ka shënuar fitore minimale 1:2 ndaj Real Sociedad, në ndeshjen e vlefshme për javën e katërt në La Liga.

Mysafirët shënuan dy gola në pjesën e parë, një nga Mbappe dhe tjetri nga Arda Guler, shkruan Indeksonline

Pikërisht në 45 minutëshin e parë, ekipi Xabi Alonsos mbeti me një lojtar më pak në fushë.

Ishte mbrojtësi, Huijsen që u ndëshkua direkt me të kuqin dhe u largua nga fusha.

Mirëpo kjo nuk e pengoi Real Madridin t’i arkëtojë tri pikë. Në pjesën e dytë, Sociedad shënoi vetëm një gol me anë të sulmuesit, Oyarzaba.

Me këtë fitore, Real Madrid shkon në 12 pikë me një rekord pozitiv, në katër ndeshje, katër fitore./Indeksonline/