10:40 / E Mërkurë, 29 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Edhe Milaim Zeka kundër dhunës ndaj femrave (Foto)

Gjatë ditës së sotme në Kuvendin e Kosovës Grupi i Grave Deputete kanë mbajtur një aktivitet informues kundër dhunës ndaj grave.

Deputetet e Kuvendit në shenjë simbolike kishin vendosur shirita ngjyrë portokalli, shkruan Indeksonline.

Por, nuk ishin femrat deputete të vetmet kundër dhunës ndaj grave.

Edhe deputeti i NISMA-s, Milaim Zeka është parë në Kuvend me një shirit të tillë në krah.

Kujtojmë se ditë më parë dhuna i mori jetën një gruaje nga Peja, e cila u godit nga bashkëshorti me sëpatë./Indeksonline/