75 Mall Live Search
19:03 / E Enjte, 05 Dhjetor 2024 / H F

Edhe Mimoza Kusari e ashpër me Listën Srpska: Provokuan, krah i terroristëve dhe atyre që mbështesin politikat agresive të Vuçiqit

Shefja e Grupit Parlamentar të VV’së, Mimoza Kusari-Lila ka reaguar ashpër me Listën Srpska, pas zhvillimeve të fundit që ndodhën në Kuvendin e Kosovës.

Kusari-Lila përmes një shkrimi në Facebook tha se deputetët e Listës Srpska provokuan, të cilët thotë se e kanë  bërë zakon që të shfaqen vetëm një herë në 6 muaj.

Tutje, shefja e GP të VV’së thotë se ata i bëhen krah jo qytetarëve të Kosovës por terroristëve dhe gjithë atyre që i mbështesin politikat agresive të Vuçiqit.