75 Mall Live Search
17:10 / E Martë, 22 Dhjetor 2020 / Blerim

Edhe ministri i Brendshëm Agim Veliu dënon sulmin ndaj gazetarit Syla

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Agim Veliu ka deklaruar se pavarësisht deklaratave dhe mendimeve ndonjëherë jo të pranueshme për të gjithë ne, e dënoj ashpër sulmin fizik ndaj gazetarit Valon Syla.

Ai ka thënë se liria e shprehjes dhe punës së gazetarëve duhet respektuar dhe mbrojtur si vlerë demokratike për shoqërinë dhe vendin tonë.

“Do të angazhohem maksimalisht që sulmet e tilla ndaj gazetarëve të mos përsëriten më dhe ofroj mbështetjen time të plotë institucioneve të sigurisë që sa më shpejtë të marrin të gjitha veprimet e nevojshme për këtë rast”, theksoi Veliu.