Edhe ministri Sveçla do të vaksinohet me AstraZeneca

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla sot në ora 16:00 do të vaksinohet kundër Covid-19 me vaksinën AstraZeneca.
Kështu ka njoftuar vetë ai përmes një postimi në Facebook, derisa ftoi gjithë qytetarët për vaksinim, shkruan Indeksonline.
Postimi i plotë:
Të dashur qytetarë,
Duke ndjekur udhëzimet e Ministrisë së Shëndetësisë dhe aplikacionit e-Kosova, kam aplikuar dhe kam caktuar terminin për tu vaksinuar.
Sot në ora 16:00 do të jem në Sallën 1 Tetori për të marrë dozën e parë të vaksinës të llojit AstraZeneca, e aprovuar nga OBSH.
Ftoj të gjithë qytetarët që plotësojnë kriteret e vendosura nga MSh, të aplikojnë dhe të vaksinohen pasi kjo do të përshpejtojë normalizimin e jetës sonë.