75 Mall Live Search
10:11 / E Premte, 18 Janar 2019 / indeksADMonline

Edhe modelja e famshme probleme me aknet !

Kendall Jenner , një nga modelet më të njohura në botë për shkak të linjave fantastike dhe poashtu edhe e njohur për thjeshtësinë e saj ka ndarë me publikun eksperiencen e saj me aknet.

Në një shkrim të gjatë të postuar nga vetë Kendall thotë që problemet e saj me aknet kishin qenë një luftë e vërtetë. Modelja ka shtuar se ajo është përballur më këtë problem që kur ishte e vogël dhe e kishte bërë atë të ndihet e pasigurtë dhe shumë në siklet.

Së fundi ajo poashtu ka shpërndarë me fansat një fotografi me sfidën #10YearChallenge ku shihet fytyra e modeles me shumë akne.

“Isha 13 vjece dhe kam vrapuar cdo ditë në shtëpi duke qarë pasi të gjithë shikonin vetëm lëkuren time” ka shkruar Jenner në postim./Indeksonline/