Edhe Morata drejt Arabisë Saudite, merr një ofertë të parefuzueshme

Kampionati arab po mbledh yjet e futbollit evropian.
Pas transferimit të Ronaldos te Al-Nassr gjatë muajit janar, radha ishte e Karim Benzemas, i cili iu bashkua kampionit të Arabisë, skuadrës së Al-Ittihad, shkruan IndeksOnline.
Por klubet araba si duket nuk do të ndalen me keq, dhe po kërkojnë futbollistë të tjerë për të ngritur nivelin e kampionatit.
Së fundi raportohet se sulmuesi i Atletico Madridit, Alvaro Morata, ka marrë ofertë nga Arabia Saudite.
Skuadra e At-Tawoon që i ka ofruar spanjollit 50 milionë euro në sezon dhe po 30-vjeçari po e shqyrton këtë ide.
Morata sezonin e fundit zhvilloi 45 ndeshje zyrtare me Atletico Madridin, duke shënuar 15 gola./IndeksOnline/