12:58 / E Premte, 28 Shkurt 2020 / indeksADMonline

E diela – ditë pushimi edhe në Ferizaj

Në Kuvendin Komunal në Ferizaj sot është votuar që e diela të bëhet ditë pushimi për të gjitha bizneset, shkruan IndeksOnline.

Ky vendim u votua nga të pranishmit.

“Në këtë mbledhje janë diskutuar shumë pika të rendit të ditës, por ajo e cila mori vëmendjen ishte miratimi i Rregullores për caktimin e orarit të punës së veprimtarive afariste dhe veprimtarive të tjera në territorin e Ferizajt, rregullore që pritet të marrë dritën jeshile në mbledhjen e radhës së Kuvendit të Komunës. Këtë rregullore para anëtarëve të KPF-së, e ka prezantuar drejtori i Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit, Zekir Bytyçi”, thuhej në njoftimin e komunës pak ditë më parë./IndeksOnline/